Conference League

VIDEO/ Laçi “tradhtohet” nga Spahiu, por mbrojtja e Dajsinani shmangin humbjen

Laçi vuan, por reziston dhe ia del të mbajë rezultatin 0-0 në transfertën moldave ndaj Petrocub, duke shtyrë çështjen e kualifikimit për të enjten e ardhshme në Shqipëri.

Kurbinasit e nisën mirë sfidën, por u penalizuan nga mesfushori Renato Spahiu, që mori kartonë të verdhë në minutat 17’ dhe 28’ dhe la skuadrën e drejtuar nga Shpëtim Duro me një futbollist më pak për më shumë se një orë lojë.

Petrocub shtoi presionin, duke përfituar nga epërsia numerike, por hasën në një formë të jashtëzakonshme të portierit Dajsinani, teksa kur ky i fundit humbi vëmendjen, ishte mbrojtja kurbinase që shpëtoi skuadrën nga pësimi i golit.

Vërshëllima finale la në fuqi rezultatin e barabartë 0-0, me Laçin që do të luajë në shtëpi shanset për të kaluar në turin e tretë.

Petrocub – Laçi  0-0

 

90’ – Kërcënon sërish Petrocub, por goditja e sulmuesit vendas shkon pak mbi kuadratin e portës së Dajsinanit.

88’ – Tjetër krosim në zonën e Laçit dhe tjetër dalje e gabuar e Dajsinanit, por edhe njëherë janë mbrojtësit e kurbinasve që ndërhyjnë dhe shpëtojnë skuadrën nga goli.

83’ – Gundo përplaset me një mbrojtës moldav dhe mbetet i shtrirë në tokë, Mjekët e klubit kurbinas hyjnë për t’i dhënë ndihmën mjekësore.

82’ – Kërcënon Petrocub pas një këndoreje, me Dajsinanin që del keq, por Velkovski është aty dhe largon topin mbi vijën fatale. Vendimtar mbrojtësi.

79’ – Fantastik Mazrekaj, që bën gjithçka mirë mbi vijën e 16-shes së Petrocub dhe lëshon një goditje perfektë, por topi nuk i bindet, pasi shkon ngjitur me shtyllën.

73’ – Vijon momenti i mirë për vendasit, që kërcënojnë me një tjetër goditje, por Dajsinani mbetet i pamposhtur.

72’ – Provojnë sërish vendasit me një goditje nga distanca, që devijohet në këmbët e një mbrojtësi të Laçit dhe shkon ngjitur me shtyllën. Me fat kurbinasit tani.

69’ – Aksion mjaft i bukur i Mazrekajt, që shërben për Adeleken. Ky i fundit lëviz mirë dhe godet në shtyllën e parë, por pret portieri moldav.

52’ – Ziko gabon dhe u jep mundësinë vendasve të shënojnë, por Dajsinani fluturon dhe grushton një top që po i drejtohej rrjetës.

50’ – Skuadra moldave probvon me një goditje nga distanca, por topi përfundon jashtë, i shoqëruar me sy nga portieri Dajsinani.

 

 – Mbyllet në barazim pa gola pjesa e parë…

44′ Sërish shfaqet rrezikshëm Petrocub, por vendasit nuk gjejnë kuadratin e Dajsinanit

39′ Fati në anën e Laçit teksa kurbinasve dhe portierit Dajsinani i vjen në ndihmë traversa pas një goditje nga distanca

37′ Rrezikojnë vendasit, por topin e devijon në goditje këndi Velkoski i cili mbetet i dëmtuar

27′ Penalizohet Laçi, Sebastjan Spahiu merr kartonin e dytë të verdhë brenda 27 minutave dhe lë skuadrën në inferioritet numerik

Formacionet zyrtare:

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency