VIDEO/ Lampard i gëzohet fitores së parë në kampionat, Everton “hedh pas krahëve” krizën
Everton është rikthyer të fitojë një ndeshje të Premier League pas katër humbjeve radhazi. Skuadra e drejtuar nga Frank Lampard mposhti në shtëpi me rezultatin 3-0, Leeds United ndërsa nuk e vendosi për asnjë moment në diskutim triumfin. Everton shënoi dy gola në pjesë të parë falë realizimeve të Coleman dhe Kenae, respektivisht në minutat 10 dhe 23.
Ndërkohë në fraksionin e dytë, vendasit shënuan edhe golin e tretë me anë të Gordon duke vendosur në “kasafortë” tre pikët. Ndërkaq, ky sukses i jep “frymëmarrje” Everton teksa skuadra ngjitet në kuotën e 22 pikëve ndërsa mban vendin e 16 në tabelën e përgjithshme të klasifikimit.
Nga ana tjetër, Leeds renditet një pozicion më lart, ekzaktësisht në vendin e 15 me 23 pikë të grumbulluara pas 23 ndeshjesh të luajtura. Sakaq, vlen të theksohet se kjo është ndeshja e parë që trajneri Frank Lapard fiton në Premier League nën drejtimin e Everton pasi në të parën dështoi ndaj Newcastle.
Ndërkaq, në ndeshjen tjetër të Premier League, Watford u mposht në shtëpi nga Brighton me rezultatin e pastër 0-2, ndërsa miqtë shënuan nga një gol për pjesë. Sa i takon renditjes, me këtë fitore Brighton mbetet në vendin e nëntë me 33 pikë, ndërsa Watford është në pozita të vështira duke qenë se renditet e 19-ta, me 15 pikë.



