Futboll

VIDEO/ Largohet nga Premier League, Yarmolenko zyrtarizohet në Emiratet e Bashkuara Arabe

Andriy Yarmolenko i ka dhënë fund eksperiencës së tij me West Ham, pas plot 4 sezonesh me klubin anglez.

32-vjeçari është transferuar te ekipi i Al-Ain në Emiratet e Bashkuara Arabe, me të cilin ka firmosur për një sezon.

Klubi i Al-Ain ka zyrtarizuar sot sulmuesin ukrainas përmes një postimi në rrjetet sociale. Në sezonin e fundit me “Hammers” Yarmolenko luajti në 32 ndeshje në të gjitha kompeticionet dhe në to shënoi 3 gola dhe dha 3 asiste.

https://twitter.com/i/status/1547113712749891584

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency