Serie A

VIDEO/ Lazio mposht Interin, triumfi me “tris” ngjit bardhekaltrit në krye

Lazio mposhti 3-1 Interin në “Olimpico” në javën e tretë të Serie A, duke i shkaktuar humbjen e parë në kampionat skuadrës së Simone Inzaghit. Felipe Anderson zhbllokoi takimin pesë minuta përpara fundit të pjesës së parë.

Dy trajnerët përpara sfidës

Braziliani mori një asist fantastik nga Sergej Milinkovic-Savic dhe realizoi me kokë, duke mposhtur Samir Handanovic. Pushimi i bëri mirë Interit që reagoi dhe riktheu baraspeshën në minutën e 51’.

Lautaro Martinez shfrytëzoi një top me kokë të Dumfries dhe mposhti portierin Provedel. Sarri hodhi në fushë Luis Alberton gjashtë minuta më vonë dhe fantazisti spanjoll realizoi një kryevepër 15 minuta përpara fundit të takimit.

 

Asist i Pedros dhe “predhë” e Luis Albertos. Handanovic në vend, topi në trekëndësh dhe tifozët vendas në festë. Lazio nuk u ndal dhe gjeti edhe golin e qetësisë në minutën e 86’ me anë të Pedros.

Gol shumë i bukur i spanjollit dhe 3-1 për Lazion, që ngjitet momentalisht në krye të renditjes me 7 pikë, një më shumë se zikaltrit e Interit. Elseid Hysaj u fut në fushë në minutën e 71; për vendasit.

Ndërkohë, Kristjan Asllani nuk u preferua nga Simone Inzaghi dhe e ndoqi gjithë takimin nga pankina. Sfida tjetër Monza-Udinese përfundoi 1-2 (Colpani/Beto, Udogie).

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency