Serie A

VIDEO/ Leao-Theo “shtypin” Atalantën, Milani një pikë larg titullit

Milani kalon edhe pengesën Atalanta, dhe tani ndodhet vetëm një pikë larg titullit kampion, që do ishte i 19-ti në historinë e klubit të famshëm. Kuqezinjtë mposhtën 2-0 ekipin e Gasperinit (Berat Gjimshiti titullar) në javën e parafundit në Serie A. 75 mijë tifozë kuqezi krijuan një atmosferë të shkëlqyer në “San Siro”.

 

Ata mbështetën ekipin dhe shijuan fitoren e pestë radhazi, që u vulos në fraksionin e dytë të sfidës. Rafael Leao ndezi stadiumin në minutën e 56-të pas një asisti nga Messiah. Portugezi la pas në garën e shpejtësisë Koopmeiners dhe nuk gaboi përballë Mussos, duke zhbllokuar një sfidë të komplikuar.

Goli numër 11-të në kampionat për golashënuesin më të mirë të ekipit kryesuese. Më pas Theo Hernandez “show”. Anësori i majtë mori një top nga Krunic, “shtypi turbon”, dribloi ata që i dolën përpara dhe shënoi një gol të paharrueshëm. Festë e madhe e lojtarëve të Milanit dhe “San Siro” në ekstazë!

 

Pas atij goli nuk mund të shënoheshin të tjerë, dhe sfida përfundoi 2-0 për djemtë e Stefano Piolit. Tani mjafton një pikë ndaj Sassuolos në javën e fundit për të pikturuar titullin kuqezi pas 11 vitesh. Ndërkohë, festa mund të nisë sonte në mbrëmje nëse Interi nuk fiton përballë Cagliarit në ishull.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency