VIDEO/ Leksioni i radhës nga tifozët e Eintrachtit, spektakolarë edhe në humbje
Ultrasit e Eintracht Frankfurt shijuan vjet një sezon të jashtëzakonshëm. Transferta masive dhe të paharrueshme nëpër Europë, rrugëtim i cili u finalizua me fitimin e Europa League në finalen dramatike ndaj Rangers në “Ramon Sanchez Pizjuan” të Sevillas.
Klubi gjerman u rikthye të fitonte një trofe europian pas 42 vitesh, ndërkohë që tifozeria e zjarrtë e Eintrachtit dhuroi spektakël dhe “show”, sidomos në duelet jashtë fushe, ku i paharrueshëm mbetet eksodi i madh në “Camp Nou” aty ku dukej sikur ishte Barcelona ekipi mik.
Ultrasit gjermanë ishin të shumtë në mbështetje të skuadrës së zemrës edhe në Londër. Eintrachti humbi 3-2 kundër Tottenhamit të Contes, por rezultati nuk ka fare rëndësi për ta, pasi ata janë gjithmonë dhe gjithkund në mbështetje të ngjyrave të zemrës.
Siç dallohet në videon e postuar nga faqja zyrtare e Eintrachtit, ultrasit, të cilët nuk pushuan asnjë moment gjatë ndeshjes, vijojnë me tifozllëkun e tyre unik edhe pasi ndeshja ka përfunduar dhe heronjtë e tyre janë mposhtur.



