Premier League

VIDEO/ Liverpool i pandalshëm, Broja nuk lë gjurmë. Aston Villa dhe Gerrard festojnë përsëri

Liverpool fitoi 4-0 kundër Southampton dhe siguroi fitoren e katërt radhazi pa pësuar gol në “Anfield”, mes kampionatit dhe Champions League. “The Reds” zgjidhën gjithçka në pjesën e parë, falë dygolëshit të Diogo Jota dhe Thiago Alcantara.

Në pjesën e dytë pati festë për Virgil Van Dijk, i cili rikthehet pas më shumë se një viti te goli në kampionat. Suksesi i sotëm ka ngjitur përkohësisht Liverpool në vend të dytë në Premier, me një pikë më pak se Chelsea kryesues që do të përballet me Manchester United.

Armando Broja u aktivizua gjatë gjithë ndeshjes për “Shenjtorët”, teksa në disa momente nuk u shërbye nga shokët e repartit të sulmit. Aston Villa dhe Steven Gerrard shijojnë një tjetër sukses.

Ekipi nga Birmingemi triumfoi 1-2 në transfertë ndaj Crystal Palace. Miqtë shënuan nga një gol për pjesë me anë të Targett dhe McGinn dhe u kthyen në shtëpi me tre pikë fantastike, ndërsa goli i Guehit në shtesa shërbeu vetëm për statistikë.

Ashtu siç nisi përfundoi dueli Norwich-Wolves. Milot Rashica u aktivizua 82 minuta me “Kanarinat” që ishin më afër fitores, por në fund duhet të gëzohen me një pikë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency