Spanjë

VIDEO/ Luhet thjesht një miqësore, plas sherri jashtë stadiumit në Spanjë

Skuadrat kanë nisur përgatitjet për sezonin e ri teksa shumica janë grumbulluar për të rifituar gjendjen e duhur fizike për të përballuar një tjetër vit të ngarkuar. Pjesë e kësaj faze, janë edhe miqësoret duke qenë se minutat në ndeshje janë gjithnjë të rëndësishme për futbollstët që në këtë formë e rifitojnë më shpejt ritmin e duhur.

Por, edhe pse bëhet fjalë për miqësore, ndonjëherë tifozeritë e nuk e perceptojnë diçka të tillë. Kështu, një sherr ka ndodhur jashtë stadiumit të Leganes, aty ku do të luhet miqësorja mes Leganes dhe Getafes.

Tifozët e të dyja skuadrave janë përplasur duke shkaktuar rrëmujë ndërsa u desh me patjetër edhe ndërhyrja e forcave të rendit për të rivendosur qetësinë në zonën përreth stadiumit.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency