Video/ Luhet vetëm në pjesën e parë, Teuta e Kukësi ndajnë nga një pikë
Teuta dhe Kukësi ndajnë nga një pikë në “Elbasan Arena”, aty ku u zhvillua një lojë me ritëm dhe raste vetëm në pjesën e parë, pasi 45-minutëshi i dytë u karakterizua nga frika për të mos pësuar dhe ndalesa të shumta loje.
Në pjesën e parë verilindorët shënuan dy herë, por në të dy rastet golat u anuluan nga VAR-i për pozicion jashtë loje, ndërsa golashënuesi kryesor Edi Basa humbi një shans të artë shënimi, pasi me portën e boshatisur, gjeti shtyllën.
Nga ana tjetër edhe Teuta kërcënoi disa herë në pjesën e parë, por pa ia dalë të dërgojë topin në rrjetën e Tafas, ndërsa 45-minutëshi i dytë nuk pati asgjë për t’u shënuar. Me barazimin, Kukësi shkëputet i vetëm në vendin e dytë, me 24 pikë, një më shumë se Vllaznia, ndërsa Teuta barazon Laçin në vendin e katërt.
Kronika e ndeshjes:
– Nuk ka fitues në “Elbasan Arena”, me Teutën e Kukësin që ndajnë nga një pikë…
90′ +5 – Mundësi e mirë për Teutën, me Acquah që gjuan, por bllokohet nga një mbrojtës i Kukësit…
90’+2 – Ndalet loja, pasi Ivanovic ka mbetur i shtrirë dhe ka nevojë për ndihmën e mjekëve…
90′ – Akordohen 5 minuta shtesë…
63’ – Gjelbërim Taipi ekzekuton një goditje dënimi në pozicion të prirët me portën dhe topi përplaset me rrjetën e jashtme…
51′ – Kërcënon Kukësi me nisjen e pjesës së dytë, por pa rrezik për portën durrsake

45+3′ Përfundon pjesa e parë me rezultatin e barabartë 0-0, me verilindorët që patën mundësi të pastra për të kaluar në avantazh
45′ Mundësi e artë për Kukësin, Feijao nxjerr të lirë Basa, por kroati ndalet nga shtylla teksa ishte para një porte thuajse të boshatisur
40′ Acquah nuk përfiton nga grushtimi i Tafas, mesfushori e flak topin shumë larg kuadratit të verilindorëve
36′ Feijao merr krahun, por në fund gabon krosimin dhe aty në zonë Milunovic nuk mund të përfitojë
25′ Teuta i shkon shumë pranë golit të avantazhit, por Emiliano Vila ndalet nga shtylla
22′ Edhe njëherë është Kukësi që gjen golin, mirëpo Marku përfundon në pozicion jashtë loje
20′ Sërish rrezikshëm durrsakët, Giorgiev fton në aksion Acquah me mesfushorin që godet në qendër dhe gjen në pozicion Tafas
19′ Kundërsulm i shpejtë nga Teuta, L. Vila pason për Giorgiev me sulmuesin që ndalet në fund nga Marku
15′ Sh. Taipi kundërpërgjigjet në krahun tjetër, por goditja e mesfushorit kontrollohet lehtësisht nga portieri Qirko
14′ Giorgiev provon nga distanca, megjithatë nuk shkakton asnjë telash për portierin Tafas
8′ Kukësi gjen golin me anë të Gj. Taipit, por aksioni nuk vlen pasi Feijao është në pozicion të parregullt. E konfirmon edhe VAR
6′ Teuta jep sinjalin e parë, Kallaku harkon në zonë pas një këndoreje, por Ivanovic nuk tregohet i saktë
5′ Gjelbrim Taipi harkon në zonë pas një goditje dënimi, por Giorgiev i kthyer në mbrojtje largon topin në këndore
2′ Kukësi shfaqet në zonën e Teutës, por Basa e bën aksionin e pavlefshëm pasi është në pozicion jashtë loje
1′ Starton ndeshja në stadiumin e Elbasanit, Teuta pret Kukësin
Teuta (4-3-1-2): Qirko, Idrizaj, Ivanovic, Aleksi, Kotobelli, E.Vila, Acquah, Daja, Kallaku, L.Vila, Giorgiev
Trajner: Renato Arapi
Kukësi (4-3-3): Tafas, Bytyçi, Lulaj, Marku, Hila, Sh. Taipi, Pablo De Lucas, Gj. Taipi, Basa, Feijao, Milunovic
Trajner: Diego Longo
Arbitër kryesor: Enea Jorgji
Asistentë: Marius Qose, Nuri Rrapaj
Arbitër i katërt: Olsid Ferhataj
VAR: Juxhin Xhaja
AVAR: Denis Rexha



