Ligue 1

VIDEO/ Lyon rikthehet te fitorja në transfertë pas tre muajsh, Rennes kap vendin e dytë

0-1 ka përfunduar ndeshja Montpellier-Lyon, me ekipin mik që rikthehet pas tre muajsh të marrë tre pikë në transfertë në kampionatin francez të futbollit.

Golin e fitores e realizoi Lucas Paqueta në minutën e 21-të. Lojtari brazilian realizoi me kokë pas traversës së Slimanit, duke gjetur golin e gjashtë sezonal në Ligue 1.

https://twitter.com/i/status/1464994088961384452

Fitorja e sotme ka ngjitur Lyon në vend të shtatë. Feston edhe Rennes, që triumfoi 0-2 në Lorient. Golat e Laborde dhe belgut Doku në pjesën e dytë i dhuruan Rennes fitoren dhe vendin e dytë në renditje.

Monaco ngeci në një barazim 1-1 kundër Strasbourg. Ben Yedder kaloi ekipin nga Principata në avantazh në limitet e pjesës së parë, por miqtë barazuan me anë të Ajorque (48’) dhe morën një pikë të rëndësishme.

Dy ndeshjet e tjera të ditës së sotme në Ligue 1 përfunduan me këto rezultate: Bordeaux-Brest 1-2 dhe Reims-Clermont. Kampionati kryesohet nga PSG, që numëron 12 pikë më shumë se Rennes.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency