VIDEO/ Magalhaes kompeson gafën, Arsenal me pikë të plota
Arsenal mbetet i pamposhtur për të katërtën javë radhazi në Premier League. “The Gunners” fituan me rezultatin 2-1 me përmbysje në derbin e Londrës, ndaj Fulham-it, duke nisur festën në “Emirates Stadium”.
Kjo ndeshje u dominua nga ekipi i Mikel Artetës, megjithatë ishin miqtë ata që gjetën të parët rrugën drejt rrjetës.
Mitrovic i dhuroi avantazhin ekipit të tij në minutën e 56’, duke shfrytëzuar një gafë të Gabriel Magalhaes dhe me këtë gol serbi numëron golin e katërt personal në katër javë kampionat.
Megjithatë vetëm tetë minuta më pas, pra në minutën e 64’ Arsenal gjeti barazimin me Odegaard, i cili gjeti rrugën drejt rrjetës pas një asisti nga Saka.
Gabriel do të kompesonte gafën, me të cilën i dhuroi golin Mitrovic-it në minutën 56’, duke përmbysur gjithçka në minutën e 86’ pas një asisti nga Saliba.
Pas raundit të katërt, Arsenal vijon të kryesojë Premier Leaguen me 12 pikë, teksa Fulham renditet në vend të 11-të me 5 pikë.



