Serie A

VIDEO/ “Magjia” e Bennacer eviton humbjen, Milani dhe Atalanta ndajnë nga një pikë

Përfundon pa fitues dueli Atalanta-Milan në Serie A. Dy ekipet zhvilluan një ndeshje shumë të fortë në Bergamo, por në fund ndanë nga një pikë pas barazimit 1-1.

Berat Gjimshiti e filloi si titullar këtë përballje për Atalantën dhe luajti 82 minuta. Vendasit kaluan në avantazh pas gjysmë ore me anë të Ruslan Malinovskyt.

 

Ukrainasi goditi menjëherë në zonën e 16 metrave dhe tundi rrjetën kundërshtare. Kampionët e Italisë reaguan dhe evituan humbjen falë një eurogoli të Ismaël Bennacer.

Mesfushori algjerian lëvizi bukur në minutën e 68’ dhe gjeti cepin e largët të portës së Atalantës. I njëjti rezultat u regjistrua edhe në ndeshjen Bologna-Hellas Verona (Arnautovic/Henry).

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency