VIDEO/ Manaj gjen golin, vjen nga stoli dhe vulos fitoren e Spezias
Rey Manaj vjen nga stoli dhe gjen golin e katërt sezonal me fanellën e Spezias, duke ndihmuar ligurët të marrin një fitore mjaft të rëndësishme në sfidën direkte për mbijetesën përballë Cagliarit.
Sulmuesi shqiptar e nisi sfidën nga stoli dhe u aktivizua në minutën e 68’, kur ndeshja kryesohej me rezultatin 1-0 dhe i mjaftuan vetëm 6 minuta për të bërë një lëvizje fantastike në zonë e për ta dërguar topin në rrjetë.
Më pas rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund, me Spezian që merr një 3-pikësh mjaft të rëndësishëm në kuadër të luftës për mbijetesën në Serinë A dhe Manajn që konfirmon momentin e mirë që po kalon.



