VIDEO/ Manaj humbet “shënjestrën” nga 11-metra, sulmuesi i kombëtares “vret tifozët” pas porte!
Me fitoren 2-3 të arritur në transfertë ndaj Udineses, Spezia siguroi matematikisht mbijetesën në Serie A. Pjesë e skuadrës nga Liguria është edhe Rey Manaj i cili në ndeshjen ndaj Udineses i ishte besuar një fanellë titullari nga trajneri Thiago Motta.
Në këtë sezon, sulmuesi i kombëtares është konfirmuar si një nga lojtarët kryesorë të Spezias dhe me pesë golat e shënuar në kampionat ka një kontribut të madh në arritjen e objektivit të skuadrës.
Megjithatë, në Udine, Manaj nuk arriti të festoj plotësisht duke qenë se në limitet e ndeshjes, saktësisht në minutën e 92-të, 25-vjeçari gaboi nga pika e bardhë e penalltisë. Manaj goditi në mënyrë të pasaktë duke mos gjetur kuadratin e portës me topin që përfundoi mbi tra ndërsa sulmuesin mbeti i dëshpëruar nga mungesa e golit.
Gjithsesi, gafa e Manajt nuk ndikoi në ndeshjen e Spezias dhe në fund për shqiptarin më e rëndësishme është përmbushja e objektivit ekipor, ndërsa drejtuesit e klubit shpresojnë ta kenë të tyrin sulmuesin edhe për sezonin e ardhshëm.



