Legjionarët

VIDEO/ Manaj rikthehet te goli, i shënon Torinos në ekstremin e ndeshjes

Rey Manaj është rikthyer te goli në Serie A me fanellën e Spezias teksa në sfidën ndaj Torinos në transfertë, sulmuesi i kombëtares së Shqipërisë realizoi në minutën e 97-të. Manaj shndërroi në gol një 11-metërsh megjithatë nuk arriti t’i shërbente skuadrës duke qenë se Torino ishte në avantazhin e dy golave dhe në fund triumfoi me rezultatin 2-1.

Gjithsesi, goli i shërben lushnjarit për moral pasi prej më shumë se një muaji i mungonte festa personale, ndërsa tashmë ngjitet në kuotën e pesë golave sezonalë në 26 paraqitje me fanellën e Spezia. 25-vjeçari u rikthye këtë sezon te Spezia, ndërsa më parë provoi një aventurë te Barcelona B teksa është një nga lojtarët më të rëndësishëm të ekipit italian.

Sakaq, pas kësaj disfate, Spezia mbetet në vendin e 15-të me 33 pikë, por në një distancë prej 11 pikësh nga zona e ftohtë e klasifikimit.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency