Itali

VIDEO/ Manaj “shkund” rrjetën në Itali, shënon për Spezian

Rey Manaj ka gjetur rrugën e rrjetës në ndeshjen e Spezias ndaj Bolognas. Sulmuesi i kombëtares realizoi me kokë golin e avantazhit për të tijtë, ndërsa tashmë është kthyer në një pikë referimi për skuadrën e drejtuar nga Thiago Motta.

Për 24-vjeçarin lushnjar ky është goli numër tre në elitën e futbollit italian, teksa deri më tani ka zhvilluar 18 ndeshje me Spezian. Kujtojmë që Manaj u rikthye në Itali pas një eksperiencë në Spanjë me Barcelonën, ndërsa kërkon të promovohet sërish në një klub elitar të Europës.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency