Video/ Maqedonia e Veriut siguron fazën play-off, Alioski protagonist, dopietë e Elmas
Goli i Thorteinsson në minutën e 54-t që barazoi shifrat krijoi panik te Maqedonia e Veriut, por për meritë të Ezgjan Alioskit që provoi në dy tentativa, mesfushori i Napolit Elif Elmas u gjend në vendin dhe në kohën e duhur në minutën e 65 për të kaluar sërish në epërsi Maqedoninë e Veriut në ndeshjen ndaj Islandës që vlen një biletë në fazën play-off të Botërorit Katar 2022, me Maqedoninë e Veriut që për momentin kryeson 2-1. Në minutën e 87-të, Elmas shënoi edhe golin e 3-të duke hipotekuar vendin e dytë në grup të Maqedonisë së Veriut dhe avancimin në fazën play-off të Botërorit Katar 2022.



