Premier League

VIDEO/ Mbrojtja me pushime, Brighton turpëron Man United!

Manchester United kthehet në një ekip të zakonshëm larg “Old Trafford”. Skuadra e Rangnick u shkatërrua 4-0 përballë Brighton, duke regjistruar disfatën e pestë radhazi në transfertë.

Humbja me “poker” lë jashtë Champions League “Djajtë e Kuq”. Vendasit zhvilluan një ndeshje të shkëlqyer, teksa shfrytëzuan në maksimum ditën e errët të mbrojtjes kundërshtare.

Moises Caicedo zhbllokoi takimin në pjesën e parë. Brighton nuk u ndal në fraksionin e dytë të sfidës, duke gjetur edhe tre herë rrugën e rrjetës me Cucurella, Gross dhe Trossard.

Krizë totale për Manchester United. 56 gola të pësuar në 37 ndeshje kampionat, si kurrë më parë në historinë e tyre në elitën e futbollit anglez.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency