La Liga

VIDEO/ Me fanellën e Realit në sektorin e tifozëve të Atleticos, e pëson keq babai me djalin e vogël

Atmosfera në një derbi është gjithnjë elektrizuese ndërsa në shkallët e tribunave tensioni është maksimal me tifozeritë që në këto lloj ndeshjesh kërkojnë të bëhen protagoniste. Kështu ka ndodhur edhe në derbin e fundit të Madridit atë mes Atleticos dhe Realit të fituar nga Los Colchoneros me rezultatin 1-0.

Dy tifozë të Realit kishin ngatërruar adresë dhe iu ishin bashkuar gabimisht sektorit ku po qëndronin tifozët e Atleticos. Babai me djalin e tij të vogël mbanin veshur fanellën e galakatikëve ndërsa sapo u pikasën nga kundërshtarët, iu desh të duronin të gjitha fyerjet me tifozët e Atletico Madrid që nuk iu rezervuan aspak një sjellje miqësore. Menjëherë punonjësit e sigurisë së stadiumit Wanda Metropolitano ndërhynë për të shmangur agravimin e situatës e cila mund të kalonte edhe në përplasje fizike.

Sakaq, babai me djalin e tij të vogël u shoqëruan jashtë impiantit ndërsa shijuan një eksperiencë të hidhur pasi e panë vetën të rrethuar nga sulmet verbale të kundërshtarëve të përjetshëm të Atletico Madrid.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency