VIDEO/ Më në fund Bochum, siguron pikën e parë në Bundesliga
Bochum mori pikën e parë në Bundesliga pas gjashtë humbjeve. 1-1 përfundoi takimi shtëpiak ndaj Koln, që evitoi humbjen në minutën e 88’.

Vendasit kaluan shpejt në avantazh falë autogolit të Benno Schmitz në minutën e nëntë. Koln reagoi edhe gjeti golin e barazimit dy minuta përpara fundit.

Diagonalja e Linton Maina përfundoi në rrjetë. Koln tentoi përmbysjen, por nuk pati shumë kohë në dispozicion dhe duhet të kënaqet me një pikë.



