La Liga

VIDEO/ Me zë dhe figurë, presidenti i Barcelonës zbulon sulmuesin e sezonit pasardhës

Rezultatet e Barcelonës në këtë gjysmë të dytë të sezonit ndryshuan pas emërimit të trajnerit Xavi Hernandez në nëntor të vitit 2021, ndërsa duket se punët po shkojnë mirë edhe në klub teksa janë tejkaluar vështirësitë më të mëdha financiare. Katalanasit e treguan forcën e tyre në merkaton dimërore ku transferuan për 46.3 milionë paund Ferran Torres nga Manchester City, ndërsa synimi është që në verë sërish të afrohen emra të cilët mund të shkrihen me organikën e aktuale dhe të bëjnë diferencën.

Dëshira më e madhe për trajnerin Xavi është një sulmues dhe objektivi numër një ishte Erling Haaland. Por, norvegjezi është joshur nga Pep Guardiola dhe milionat e Manchester City, ndaj katalanasit kanë kthyer vështrimin nga një tjetër sulmues që në vitet e fundit ka qenë ndër më të spikaturit në rolin e tij.

Fjala është për Robert Lewandowski të Bayern Munich, teksa polakut kur i ka mbetur edhe një vit kontratë me bavarezët, po mendon për aventurën e radhës me destinacion të preferuar pikërisht La Liga-n. Palët duket se kanë nisur kontaktet e para, ndërsa zërat e merkatos bëhen edhe më kumbues në momentin që Joan Laporta, presidenti i Barcelonës me zë dhe figurë konfirmon se Lewandowski është objektivi më i arritshëm në merkato për blaugranat.

I pyetur nga një fans, Laporta nuk ngurroi ta pranonte interesimin e Barçës për 33-vjeçarin, i cili edhe në këtë sezon ka ruajtur vazhdimësinë e golave duke realizuar 47 të tillë në 42 paraqitje me Bayern Munich.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency