Legjionarët

VIDEO/ Mesfushori shqiptar shpërthen në Turqi, tre gola brenda 44-minutave

Pas një dëmtimi i cili e la jashtë fushave për një kohë të gjatë, Eduard Rroca është rikthyer në versionin e tij më të mirë në ligën e parë turke, ku aktivizohet me skuadrën e Istanbulspor.

Mesfushori shqiptar ishte protagonist në ndeshjen në transfertë ndaj Denizlispor teksa realizoi tre gola brenda 44-minutave të para duke e dërguar për momentin skuadrën e tij në avantazhin 2-3. Por, për fat të keq në fraksionin e dytë të lojës, ekipi i Rrocës pësoi dy herë të tjera me Denizlisporin që përmbysi golat e ish-futbollistit të Kukësit.

Këto ishin realizimet e para sezonale për 28-vjeçarin në 14 paraqitje me Istanbulspor, teksa për t’u theksuar është edhe fakti se me Istanbulspor u aktivizuan si titullarë Valon Et’hemi dhe Topalli, ndërsa në 88-tën pati vend edhe për Kristal Abazajn. Ky i fundit rikthehet në fushë teksa mungonte prej muajit gusht si pasojë e një dëmtimi të rëndë në gju.

Skuadra e shqiptarëve pas kësaj disfate shpërdoroi një mundësi të artë për t’u afruar vendin e dytë, pozicion i cili mund ta ngjisë në elitë sezonin e ardhshëm, ndërsa tashmë mbeten në vendin e katërt, gjashtë pikë larg vendit të dytë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency