Futboll

VIDEO/ “Messi-show” në Pamplona, ylli argjentinas shënon 5 gola për 65 minuta

Lionel Messi-show në Pamplona. Argjentina ia ka dalë të triumfojë me rezultatin e thellë 5-0 ndaj Estonisë në miqësoren e zhvilluar në tokën spanjolle, teksa autori i të 5 golave të bardhekaltërve ka qenë kapiteni dhe lideri i ekipit, Lionel Messi.

Ylli argjentinas e nisi sfidën si titullar në sulm, në krah të Correas dhe Julian Alvarez, teksa hapi serinë e golave në minutën e 9’ me penallti dhe dyfishoi rezultatin në të 45-ën, pas një asisti të Papu Gomez.

Spektakli i numrit 10 vijoi edhe në pjesën e dytë, me Messin që dërgoi topin në rrjetë edhe tre herë të tjera, në minutat 47’, 71’ dhe 76’, duke kompletuar një 5-golësh për herë të parë pas plot 10 vitesh.

Hera e parë dhe të fundit që Messi ia kishte dalë të shënonte 5 gola në një ndeshje, ishte në 2012-ën, kur Barcelona triumfonte 7-1 ndaj Bayer Leverkusenit në Ligën e Kampionëve, teksa 10 vite më vonë, “pleshti” përsërit veten, por këtë herë me fanellën e Argjentinës.

7 herë fituesi i Topit të Artë konfirmon kështu formën e mirë, pasi edhe katër ditë më parë në Finalissima ndaj Italisë, ishte nga më të mirët në fushë dhe nëse nuk shënoi, kjo vetëm për meritë të Donnarummës.

Pesë golat e Messit:

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency