VIDEO/ Milner shpërthen kundër Van Dijk, goli i Sancho fut në sherr lojtarët e Liverpool
Manchester United siguroi fitoren e parë të sezonit në Premier League teksa mposhti me rezultatin 2-1 në shtëpi, Liverpool. Djajtë e Kuq shënuan të parët në minutën e 16-të me anë të Jadon Sancho i cili lëvizi me shumë klas në zonën e kundërshtarëve duke ndëshkuar portierin Allison. Mirëpo, ky episod solli edhe një polemikë në radhët e Liverpool, me James Milner që mbeti i pakënaqur me impenjimin e Van Dajk tek goli.
Futbollisti veteran nuk ngurroi madje që zemërimin e tij ta shprehte hapur në fushë dhe sigurisht ky moment nuk mund t’i shpëtonte mediave teksa tashmë videoja e dy lojtarëve së të njëjtit ekip që grinden në fushë është shndërruar në virale.
Ndërkaq, në pjesën e dytë, United shënoi edhe golin e dytë me Rashford ndërsa goli i Salah shërbeu sa për statistikë. Kështu, pas rezultatit zhgënjyes, duket se trajneri Jurgen Klopp duhet të mendojë edhe për harmoninë në skuadër e cila duket larg asaj të vjetshëm.



