La Liga

VIDEO/ “Mirë se vjen në La Liga”, Araujo i jep “leksion” Rudiger

El Clasico mbetet El Clasico edhe pse bëhet fjalë për thjesht një miqësore nga ato të verës në Amerikë. Real Madrid-Barcelona dhurojnë gjithnjë spektakël, por edhe shumë tension e ndeshja e zhvilluar në Las Vegas dhe që u mbyll me triumfin 0-1 të balugranave nuk i shpëtoi casteve nevrike.

Protagonist ishte Ronald Araujo i cili i tregoi “muskujt” Antonio Rudiger duke e mbërthyer me të gjithë forcën mbrojtësin e sapo transferuar te Reali. Gjithsesi, për të mos e lënë vetëm tek nervat, Araujo i tregoi edhe “targat” Rudiger teksa në një moment e “parakaloi” në krahun e majtë me gjermanin që nuk kishte shumë për të bërë veçse të shihte nga larg se si largohej kundërshtari.

Kështu, në vetëm një miqësore vere, mbrojtësi i Barcelonës i tregoi Rudiger se çfarë e pret gjatë sezonit kur të dyja skuadrat të përballen në La Liga dhe objektivat të jenë shumë të më rëndësishme.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency