Futboll

VIDEO/ Misioni “Tirana 2”, Kumbulla: Nuk dorëzohem kurrë! Shkruam historinë, tani fitoj me Shqipërinë

Marash Kumbulla shijoi një mbrëmje magjike të mërkurën. Qendërmbrojtësi shqiptar fitoi Conference League me Romën, që mposhti 1-0 Feyenoord në finalen e luajtur në “Air Albania”, Tiranë.

22-vjeçari festoi gjatë me shokët dhe tifozët trofeun e parë europian në karrierë. Kumbulla ka postuar një video emocionuese në rrjetet sociale, aty ku shfaqen momentet më të bukura të finales shqiptare.

Ndërkohë shkruan: “Sezoni im i dytë me verdhekuqtë përfundoi në mënyrën më të mirë, shkruam historinë së bashku dhe fitova trofeun tim të parë në një natë magjike në Tiranën time.

Ishin ditë me emocione dhe momente të pabesueshme që do t’i mbajmë me vete përgjithmonë. Nuk ishte një vit i lehtë, por unë jam krenar për rrugëtimin tim dhe procesin e rritjes e përmirësimit.

Kam luftuar për të merituar çdo minutë aktivizim dhe kurrë nuk kam hequr dorë asnjë centimetër. Kemi qenë një skuadër nga fillimi, kjo është arsyeja pse fituam në fund.

Tani po kthehem në Tiranë dhe dua të vazhdoj të jap gjithçka për ta çuar Shqipërinë time sa më lart. Dhe ne romanistët … do të shihemi së shpejti”, shkruan djaloshi nga Malësia e Madhe.

Pas festës me klubin italian tani është radha e kombëtares kuqezi. Ekipi i Edi Rejës ka nisur përgatitjet për dy sfidat e Nations League përballë Islandës në transfertë (6 qershor) dhe Izraelit në shtëpi (10 qershor). Më pas Shqipëri-Estoni, miqësore (13 qershor), përballje që do transmetohen në Supersport.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Marash Kumbulla (@maxkumbulla)

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency