Itali

VIDEO/ “Mister, do vritesh”, Allegri sfidon Vlahovic në stërvitje: Godet më mirë zbathur!

Juventus ka nisur nga puna për sezonin e ri, aty ku bardhezinjtë do të kërkojnë të rikthehen te tituli kampion i Serisë A që në shtëpinë e torinezëve mungon prej dy vitesh. Drejtuesit janë duke u kujdesur që në organikën e Massimiliano Allegrit të mos mungojnë kampionët ndërsa kanë siguruar transferimin e lojtarëve si Di Maria, Pogba apo edhe mbrojtësi Bremer.

Megjithatë, edhe nga organika e sezonit të kaluar ka lojtarë të cilët pritet të shpërthejnë këtë vit. Një prej tyre është Dusan Vlahovic me serbin që ka detyrën të udhëheqë dhe të finalizojë aksionet e shokëve të skuadrës. Për të krijuar një ambient sa më relaksues e pozitiv rreth sulmuesit ka menduar vetë trajneri Massimiliano Allegri që e ka sfiduar lojtarin e tij me disa goditje nga një kënd shumë i vështirë për të realizuar.

Vlahovic e mori me të qeshur sfidën ndërsa u shqetësua edhe për Allegrin duke e lajmëruar se mund të vritej, megjithatë tekniku shënoi e po ashtu bëri edhe Vlahovic, madje ky i fundit ishte zbathur. Në këtë pikë, Allegri e komplimeton Vlahovic se godet më mirë zbathur ndërsa serbi i sugjeron që të luaj pa veshur atletet në sezonin e ri. Këto lojëra të Allegrit me futbollistët gjatë stërvitjeve janë shndërruar në një traditë pasi më herët tekniku livornez ka sfiduar edhe Dybalën apo Pogba.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency