Featured

VIDEO/ Mjafton “magjia” e Skukës në derbi, Partizani kualifikohet në gjysmëfinale

Partizani është skuadra e katërt gjysmëfinaliste e Kupës së Shqipërisë. “Demat” mposhtën 1-0 Dinamos (1-1 takimi i parë) falë eurogolit të Xhuliano Skukës, që mjaftoi që Partizani t’i bashkohet Teutës, Vllaznisë dhe Laçit.

Ekipi i Dritan Mehmetit e nisi mirë ndeshjen dhe iu afrua golit me Arionaldo Rrapajn, Tedi Carën dhe Esat Malën. Braziliani Denisson tentoi në krahun tjetër për ekipin e Dinamos, që u drejtua për herë të parë në stol nga Bledar Devolli.

Për të zhbllokuar derbin mendoi Xhuliano Skuka një minutë përpara fundit të pjesës së parë. 23-vjeçari dibran la pas katër mbrojtës të Dinamos dhe mposhti Romeo Harizajn me një gjuajtje të saktë.

Lojtarët dhe tifozët e Partizanit në festë, ndryshe nga Skuka që nuk e festoi golin ndaj ish-ekipit. Pjesa e dytë ishte më e bukur, edhe falë “zgjimit” të Dinamos. Rastet nuk munguan, Alban Hoxha i mohoi golin Agim Ibraimit nga goditja e dënimit, ndërsa Skuka humbi një shans të artë në krahun tjetër.

Edhe pse Stenio Junior ishte i lirë, Skuka preferoi ta përfundonte vetë aksionin e nisur nga gjysmëfusha e tij, duke gabuar përballë Harizajt. Denisson vuri sërish në provë reflekset e Hoxhës, që ia doli të ruante të paprekur portën. Përfundimisht 1-0 për Partizanin, që festoi kualifikimin në katër ekipet më të mira të Kupës së Shqipërisë.

Kupa e Shqipërisë
Çerekfinale, ndeshja e kthimit

Partizani-Dinamo 1-0 (Skuka 44′)

Kronika e ndeshjes:

 90+4′ I verdhë edhe për Valentino Muratajn. Chinedu kërkon golin pas vijimit të aksionit, gjuajtje e pasaktë.

 89′ Chinedu tenton një roveshatë, por dëmton Bitrin dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

 85′ Dean Liço rikuperon një top në mesfushë dhe nis Milan Mirosavljev. Sulmuesi serb humbet një shans të artë për të shënuar golin e qetësisë për Partizanin.

 76′ Ekipi i Devollit në kërkim të golit të barazimit. Denisson tenton sërish nga krahu i majtë, grushton Hoxha.

 74′ Kundërsulm i Dinamos. Kombinime mes Ibraimit, Reginaldos dhe Denisson. Gjuajtje potente dhe qendrore e brazilianit, pret pa probleme Hoxha.

 71′ Reginaldo rrëzohet pas një kontakti në zonë me Belicën. Blutë kërkojnë penallti, arbitri vijon lojën.

 66′ Mundësi e mirë për Ibraimin, por gjuajtja e kapitenit të Dinamos bllokohet nga Eneo Bitri.

 66′ Albion Marku frenon në mënyrë të parregullt Patrik Bardhin. Karton i verdhë për mbrojtësin e djathtë të Partizanit.

 61′ Galopim fantastik i Skukës. Sulmuesi i Partizanit lë pas Sofranac dhe tenton golin e dytë. Topi ngjitur mbi shtyllë, Stenio Junior zemërohet pse nuk ia pasoi topin.

 57′ Nuk dorëzohet Ibraimi. Kapiteni i Dinamos tenton të mposhtë Hoxhën me një gjuajtje potente, topi kalon ngjitur me shtyllën. Belica ndëshkohet me të verdhë për protesta.

 54′ Goditje dënimi për Dinamon. Gjuajtje e bukur e Agim Ibraimit, reagim i shkëlqyer i Alban Hoxhës.

 53′ Patrik Bardhi niset bukur në krahun e djathtë. Bitri largon me kokë topin e krosuar.

 47′ Partizani e nis në sulm fraksionin e dytë të takimit. Esat Mala hedh një top në zonën kundërshtare, Sofranac devijon dhe largon rrezikun.

 45+4′ Gjuan Tedi Cara, topi përfundon mbi tra.

 45+2′ Harizaj prek topin me dorë jashtë zonës gjatë dyluftimit me Skukën. Karton i verdhë për portierin e Dinamos.

 44′ Partizani në avantazh. Xhuliano Skuka “vallëzon” mes katër mbrojtësve të Dinamos dhe zhbllokon rezultatin. Eurogol, teksa sulmuesi nuk feston kundër ish-ekipit.

 42′ Goditje dënimi për Dinamon. Gjuan Ibraimi, tentojnë edhe Bardhi e Sofranac, Bitri eviton çdo rrezik.

 33′ Vjen mundësia e parë për ekipin e Devollit. Denisson krijon hapësirë në krahun e majtë, por gjuajtja e brazilianit nuk është e saktë.

 29′ Vjen kartoni i parë i verdhë. Eneo Bitri ndëshkohet për ndërhyrjen kundër Reginaldos.

 17′ Vertikalizim i bukur i “Demave”. Esat Mala i shkëputet mbrojtjes dinamovite dhe gjuan me kokë, por i mungon saktësia.

 16′ Ekipi i Mehmetit në sulm. Kros nga e djathta, godet me Tedi Cara me kokë, topi përfundon mbi tra.

 6′ Partizani jep sinjalin e parë. Esat Mala niset bukur në të djathtë dhe dhuron një pasim për Aniraldo Rrapajn, largon rrezikun Sidibe.

 

Sot në orën 18:00 Partizani do të presë skuadrën e Dinamos në ndeshjen e kthimit të çerekfinales së Kupës së Shqipërisë në “Air Albania”. Derbi i parë për këtë fazë të kupës mes tyre u mbyll me barazimin 1-1, teksa sot pritet të përcaktohet edhe gjysmëfinalisti.

Referuar rezultateve të arrira dhe renditjes së deritanishme në Abissnet Superiore, dy ekipet e kryeqytetit nuk kanë diferencë të madhe, pasi “të kuqtë” janë të pestët me 25 pikë, teksa “blutë” qëndrojnë të shtatët me 19 pikë. Ndaj edhe përballja pritet që të jetë shumë e luftuar, e mbi të gjitha duke ditur se Europa është shumë e dëshiruar dhe tashmë shihet si e vetmja formë.

Në raundit tjetër, cilado prej skuadrave që do të sigurojë kualifikimin do të përballet më një prej treshes Teuta, Vllaznia apo me Laçin. E ndërsa na ndan edhe një orë nga fillimi i këtij derbi trajnerët Dritan Mehmeti dhe Bledar Devolli, i cili debuton sot në krye të stolit të Dinamos pas shkarkimit të Bledi Shkëmbit, kanë vendosur edhe formacionet se si do i zbresin skuadrat e tyre në fushë.

Formacionet zyrtare:

Partizani (4-3-3): Hoxha; Hadroj, Bitri, Belica, A. Marku; Murataj, Rrapaj, Kallaku; Mala, Cara, Skuka

Trajneri: Dritan Mehmeti

Dinamo (4-3-3): Harizaj; Prodani, Imami, Sofranac, Bardhi, Lilaj, Demiri, Sidibe; Denisson, Ibraimi, Reginaldo

Trajneri: Bledar Devolli

Quiz/ Sa mirë e njihni Ligue 1?


Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency