Kosovë

VIDEO/ Muriqi shënon golin e avantazhit, Albin Kurti nuk i përmban emocionet

Stadiumi “Fadil Vokrri” ka mbushur plot shkallët për sfidën e Kosovës me Islandën e Veriut, e vlefshme për Ligën e Kombeve, me “dardanët” që do të synojnë fitoren e dytë në grup, vetëm tri ditë pas humbjes me Greqinë.

Në tribunën VIP nuk mungonte as kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, që në momentin e golit të avantazhit të dardanëve, kërceu nga gëzimi si një ultras i vërtetë, teksa ky çast nuk u shpëtoi as kamerave të pranishme në stadium.

Albin Kurti njihet si një fans i futbollit dhe nuk mungon thuajse asnjëherë në tribunë, kur Kosova luan ndeshjet si pritëse në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Ndërkohë vlen të theksohet se mbrëmja e sotme është e veçantë për Kosovën, pasi plot 4 vite më parë u nda nga jeta Fadil Vokrri, legjenda e futbollit dardan, emrin e të cilin mban edhe stadiumi në Prishtinë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency