La Liga

VIDEO/ Ndërprerja e Cadiz-Bacelona prej tifozit me probleme kardiake, mbërrin pas rreth 30 minutash barela

Pas rreth 30 minutash nga momenti kur ndeshja Cadiz-Barcelona u ndërpre për shkak se një tifoz ka shfaqur probleme kardiake dhe është në gjendje të rëndë për jetën, ka mbërritur barela për të bërë të mundur dërgimin e personit në fjalë në ambulancë.

Ndeshja Cadiz-Barcelona, e vlefshme për raundin e 5 të La Liga-s është ndërprerë në minutën e 83’.

Një tifoz i katalanasve shfaqi probleme shëndetësore, gjë që ka bërë që mjekët e Barçës të ndërhyjnë në mënyrë të menjëhershme dhe që takimi të ndërpritej, me të gjithë të pranishmit në stadium që po luteshin për tifozin e sëmurë.

Theksojmë se katalanasit janë në avantazh pas golit të De Jong në minutën e 55’ dhe të Lewandowskit në minutën e 64’

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency