La Liga

VIDEO/ Ndërprerja e Cadiz-Barcelona prej tifozit të sëmurë, skuadrat mblidhen te stolat pas 20 minutash pritje

Ndeshja Cadiz-Barcelona, e vlefshme për raundin e 5 të La Liga-s është ndërprerë në minutën e 83’.

Një tifoz i katalanasve ka shfaqur probleme shëndetësore, gjë që ka bërë që mjekët e Barçës të ndërhyjnë në mënyrë të menjëhershme dhe që takimi të ndërpritej.

Ndërsa mjekët janë duke u kujdesur për tifozin e sëmurë, lojtarët ndodhen në ankth dhe presin të marrin një lajm të mirë në lidhje me gjendjen e personit që shfaqi probleme.

Pas 20 minutash pritje për një përgjigje për gjendjen e tifozit, lojtarët janë lajmëruar që të mblidhen te stolat respektiv derisa të kenë një përgjigje për këtë situatë, ndërsa ende nuk dihet nëse ndeshja do të vazhdojë apo mund të pezullohet.

Theksojmë se katalanasit janë në avantazh pas golit të De Jong në minutën e 55’ dhe të Lewandowskit në minutën e 64’.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency