La Liga

VIDEO/ Ndërprerja e ndeshjes për shkak të tifozit të sëmurë, merret vendimi për Cadiz-Barcelona

Ndeshja Cadiz-Barcelona do të rifillojë në orën 21:05, pas një ndërprerjes për shkak se është dashur një ndërhyrje e menjëhershme për të shpëtuar jetën e një tifozi që ka shfaqur probleme kardiake.

Ndërsa bëhet me dije se tifozi është jashtë rrezikut për jetën dhe aktualisht është duke u trajtuar në spitalin më të afërt nga “Estadio Nuevo Mirandilla”.

Mësohet se tifozi që ka shfaqur probleme është në moshë të madhe, ndërsa në stadium është shoqëruar nga e bija, e cila pasi ka parë të atin në gjendje të rëndë ka humbur ndjenjat, megjithatë tashmë të dy raportohet se janë jashtë rrezikut për jetën.

Ndeshja Cadiz-Barcelona, e vlefshme për raundin e 5 të La Liga-s është ndërprerë në minutën e 83’. Ndërsa theksojmë se katalanasit janë në avantazh pas golit të De Jong në minutën e 55’ dhe të Lewandowskit në minutën e 64’

Një tifoz i katalanasve shfaqi probleme shëndetësore, gjë që ka bërë që mjekët e Barçës të ndërhyjnë në mënyrë të menjëhershme dhe që takimi të ndërpritej, me të gjithë të pranishmit në stadium që po luteshin për tifozin e sëmurë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency