Legjionarët

VIDEO/ Në Kroaci “habiten” me golin e Grezdës, e konsiderojnë si realizimin më të çmendur

Për herë të parë në mbrëmjen e së premtes, Eros Grezda gjeti rrugën e rrjetës me klubin e Sibenik. Futbollisti nga Gjakova ndëshkoi në minutën e 14 Lokomotivën e Zagrebit, por që në fund nuk mjaftoi pasi ekipi i tij u mposht me rezultatin 1-4.

Gjithsesi, goli i realizuar nga 26-vjeçari ka bërë që mediat kroate të flasin për shqiptarin duke qenë se realizimi i ish-futbollistit të kombëtares ishte paksa i çuditshëm. Kjo sepse Grezda ia del të stopojë topin me gjoks dhe më pas me kokë e shtyn në rrjetë, pra sulmuesi “asistoi” për veten e tij.

Kështu, në Kroaci e kanë konsideruar si realizimi më i çmendur ndërsa tashmë goli i Grezdës ka pushtuar portalet kroate. Kujtojmë se Grezda u transferua u transferua në merkaton dimërore te Sibenik, ndërsa kërkon të rifitojë edhe njëherë formën e dikurshme dhe mesa duket është në rrugën e mbarë.

Ndërkohë, Sibenik mbetet në vendin e tetë të kampionatit, megjithatë nuk rrezikon deri në këtë pikë të sezonit mbijetesën në elitë. Sakaq, vlen të theksohet se në ndeshjen ndaj Lokomotivës së Zagrebit, Grezda kishte si kundërshtarët dy bashkëkombasit, Jon Mersinaj dhe Indrit Tuci, madje ky i fundit edhe shënoi për ekipin nga Zagrebi.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency