Featured

VIDEO/ “Nga ferri në parajsë”, tifozët e Evertonit pushtojnë fushën dhe festojnë bashkë me lojtarët

Everton pa makthe në “Goodyson Park”, pasi Crystal Palace kaloi në avantazh të dyfishtë në pjesën e parë dhe vuri seriozisht në dyshim mbijetesën, por gjithçka shkoi më së miri në pjesën e dytë për vendasit.

Tre gola mes minutave 54’ dhe 85’, sollën përmbysjen e madhe për djemtë e drejtuar nga Franck Lampard, të cilët siguruan matematikisht mbijetesën një javë para fundit dhe jaq mjaftoi që në stadium të shpërthejë festa.

Një pjesë e mirë e tifozëve zbritën në fushë për të festuar bashkë me futbollistët, ndërsa të tjerët vijuan me korin e këngëve të tyre, teksa nuk mungoi aa mbështetja për trajnerin Franck Lampard.

Evertoni siguron matematikisht mbijetesën, Lampard heq sikletin e dështimit

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency