Premier League

VIDEO/ “Nga ferri në parajsë”, tifozët e Man. City-t pushtojnë fushën për festën e titullit

Philippe Coutinho bëri që në “Etihad Stadium” të pllakosë heshtja në minutën e 69’, pasi shënoi golin e dytë për Aston Villën dhe veniti shpresat e titullit, por pikërisht aty mori spunto edhe një përmbysje spektakolare e Manchester City-t.

Tre gola për 5 minuta (76’, 78’, 81’) kompletuan përmbysjen e çmendur të “citizens”, që morën titullin e 8 kampion në historinë e Premier Leagues, ndërsa Pep Guardiola ka arsye të festojë, pasi ka fituar 4 prej tyre dhe të gjithë në 5 sezonet e tij te skuadra nga Manchesteri.

Vërshëllima finale e Michael Oliviere bëri që në “Etihad’ të nisë festa, teksa shumë tifozë zbritën në fushë për të festuar e bërë foto me futbollistët, ashtu siç ka ndodhur në thuajse të gjithë ligat gjatë fundit të këtij sezoni.

Ndërhyrja e stjuardëve ishte e pamjaftueshme për të mbajtur entuziazmin e tifozërisë blu të Manchesterit, teksa edhe Guardiola me futbollistët e “citizens” vuajtën jo pak për të shkuar në dhomat e zhveshjes, e për t’u rikthyer sërish për të ngritur lart trofeun, por atëherë kur situata ishte normalizuar.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency