VIDEO/ Nga Tirana në Romë, verdhekuqtë vijojnë ende festën për suksesin në Conference League
Vërshëllima e fundit e finales së Tiranës, riktheu Romën te trofeu pas plot 14 vitesh, me verdhekuqtë që u bënë i pari klub që shkruan emrin në librin e artë të Conference Leagues, ndërsa festa në kryeqytetin italian vijon ende.

Futbollistët dhe stafi i Romës fluturuan gjatë natës drejt Italisë, ku u pritën nga mijëra tifozë, teksa pas disa orës çlodhjeje, pasditen e sotme skuadra është mbledhur sërish në Trigoria, për të hipur në autobusët e zbuluar dhe për të bërë paradën nëpër qytet.
roma
Tifozë të shumtë kanë mbushur rrugët e Romës, duke festuar dhe përshëndetur futbollistët që tashmë janë bërë heronjtë e tyre, pasi kanë rikthyer trofeun te verdhekuqtë, duke i dhënë fund “agjërimit” 14-vjeçar.
Në finalen e “Air Albanias” protagonist ishte Nicolo Zaniolo, i cili shënoi golin e vetëm të takimit ndaj holandezëve të Feyenoord dhe pikërisht italiani shfaqet më aktiv në festën me tifozët nëpër rrugët e kryeqytetit.



