VIDEO/ Nigerianët pushtojnë stadiumin pas eliminimit, humb jetën një mjek
Mungesa e kualifikimit të Nigerisë në Katar 2022 ka përfunduar në një tragjedi. Skuadra vendase është eliminuar pasi nuk shkoi përtej barazimit 1-1 ndaj Ganës, me këta të fundit që përfituan nga goli në fushë kundërshtare, pasi sfida e parë kishte përfunduar 0-0.
Por menjëherë pas vërshëllimës finale, shumë tifozë të acaruar kanë zbritur në fushën e blertë, duke shkaktuar kaos, shkatërruar pankinat, thyer stola dhe provokuar edhe disa të plagosur.
Të dhënat e fundit të mediave vendase flasin edhe për një mjek që ka humbur jetën, si pasojë e akteve të dhunës që ndodhën menjëherë pas eliminimit të Nigerisë, ndërsa videoja e ngjarjeve të pas ndeshjes, po bën xhiron e botës.



