Conference League

VIDEO/ Nis futja në stadium, tifozët e Romës dhe Feyenoordit marshojnë së bashku

Ka nisur futja e tifozëve të parë në stadiumin “Air Albania”. Kryeqyteti shqiptar është “pushtuar” nga tifozët e Romës dhe Feyenoordit, ekipe që do të përballen sonte mes tyre në stadiumin kombëtar në finalen e Conference League.

Sfida nis në orën 21:00 dhe do të transmetohet në Supersport 2, teksa ultrasit e parë shihen duke iu afruar stadiumit.

Në videon e parë ka një miks midis tifozëve italianë dhe holandezë, teksa pak më vonë kalon një grupim ultrasish i skuadrës nga Roterdami, aktivë me koret e tyre.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency