Champions League

VIDEO: Një shqiptar eliminon Shkupin, në raundin e tretë të Europa League-s kundër Shamrock Rovers

Shuhet ëndrra e Shkupit për t’u kualifikuar në raundin e tretë të Champions League. Skuadra e shqiptarëve u mposht 0-1 në “Todor Proeski” të kryeqytetit të Maqedonisë së Veriut nga Dinamo e Zagrebit, duke hedhur poshtë në njëfarë mënyrë barazimit e marrë me plot meritë (2-2) në stadiumin “Maksimir”. Golin e vetëm të këtij takimi, që rezultoi vendimtar për kualifikimin e Dinamos, e realizoi një shqiptar, pikërisht Arijan Ademi, që kishte shënuar edhe në sfidën e parë.

Pavarësisht humbjes, Shkupi duhet përgëzuar për lojën e zhvilluar, madje në shumë raste iu afrua golit, por ishte pa fat. Gjithsesi, përvoja e Shkupit në Europë nuk ka përfunduar, pasi do të luajë në raundin e tretë të Europa League-s kundër Shamrock Rovers.

 

Shkupi – Dinamo Zagreb 0-1 (Ademi 47′)

90′ – Cephas shfaqet rrezikshëm nga e djathta, por topi i goditur prej tij nuk filtron drejt lojtarëve të tjerë të Shkupit.

70′ – Orsic pranë dyfishimit të rezultatit për Dinamon, topi përfundon jashtë.

66′ – I afrohet barazimit Shkupi, me Cephas që asiston në qendër, ku devijimi i Livakovicit rezulton vendimtar.

51′ – Shkupi humb toruan pas golit, me fat në këtë moment, futbollisti i Dinamos nuk e arrin topin.

50′ – Tjetër gol për Dinamon, por për fatin e mirë të Shkupit në pozicion jashtë loje.

47′ – Gooooool! Zhbllokohet takimi në “Todor Proeski”, sapo kaloi minuta e parë e pjesës së dytë, Ademi, i harruar në zonë, mposht lehtësisht Naumovskin, 0-1.

45+2′ – Shkupi kapet në befasi në kundërsulm, por Naumovski dhe Abdullai janë të pakalueshëm.

41′ – Cefas shpërthen nga e djathta, del përballë portierit prirët me portën, por topi i goditur prej tij shkon ngjitur me shtyllën.

35′ – Me fat Shkupi, Naumovski arrin me dy ndërhyrje të njëpasnjëshme të shmangë golin.

 

31′- Shkupi nuk ndalet së kërkuari golin, këtë herë goditja qendrore e Queven është mbi tra.

 

21′ – Çfarë mundësie për Shkupin, Abdullai me kokë vetëm disa centimetra mbi tra!

17′ – Rreziku zhvendoset te porta e Shkupit, por shfaqet sërish vendimtar në ndërhyrje Naumovski.

15′ Kundërsulm i shpejtë i Shkupit, Adetunji pason për Hamidin, që tenton portën, por pret Livakovic.

14′ – Sërish rast për skuadrën kroate, këtë herë pret portieri Naumovski.

 

13′ – Dy tentativa të njëpasnjëshme të sulmuesve të Dinamos, por mbrojtja e Shkupit është e vendosur mirë.

1′ – Nis sfida në “Todor Proeski”.

 

Shkupi para një misioni historik në raundin e dytë të Champions League. Në orën 21:00, në arenën “Todor Proeski”, në Shkup, ekipi nga Çairi përballet me Dinamon Zagrebin. Skuadra e shqiptarëve në ndeshjen e parë të zhvilluar në “Maksimir” mori një rezultat shumë të kënaqshëm (2-2), mirëpo trajneri Goce Sedloski thotë se futbollistët e tij nuk duhet të mashtrohen me këtë rezultat, pasi edhe në Shkup pritet një ndeshje shumë e vështirë.

“Pas asaj ndeshjeje që e luajtëm në Zagreb dhe rezultatit pozitiv që morëm, nesër na pret një sfidë e vështirë. Nuk duhet të mashtrohemi nga barazimi që morëm në Maksimir. Gjatë gjithë javës në stërvitje në kemi dhënë maksimumin dhe jemi të gatshëm për këtë ndeshje. Unë besoj në një fitore dhe kualifikim historik, por për ta realizuar atë na duhet mbështetja e publikut dhe tifozëve tanë, të cilët janë lojtari ynë i dymbëdhjetë”.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency