La Liga

VIDEO/ Nisje fantastike, Realit i mjaftojnë 115 sekonda për të shënuar

Minuta e tretë dhe Reali i Madridit në avantazh në transfertën ndaj Getafes. Kampionët në fuqi të Spanjës, kaluan në avantazh me anë të Eder Militaos, i cili gjeti golin e parë sezonal.

Qendërmbrojtësi brazilian shfrytëzoi një krosim të Luka Modric nga goditja e këndit, fitoi duelin ajror me mbrojtjen vendase dhe dërgoi me kokë topin në rrjetë.

Avantazh i shpejtë dhe i rëndësishëm për ekipin e Carlo Ancelottit, që ndan vendin e parë në La Liga me Barcelonën, rival të cilin e pret në “Santiago Bernabeu” javën e ardhshme në një El Clasico që po pritet më padurim.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency