VIDEO/ Nisma kundër karburanteve, aksion edhe në Bundesligë
Eintracht Frankfurt dhe Freiburg mbyllën këtë të dielën raundin e 29-të të Bundesligës, takim i cili u mbyll me fitoren e miqve me rezultatin 1-2.
Ndeshja mund të konsiderohet deri diku e balancuar ndërsa golat për Freiburg u realizuan në minutën e 27’ nga Grifo dhe në të 69-ën nga Petersen, teksa për vendasit shënoi Kostic në minutën e 54’.
Megjithatë vëmendje kryesore në këtë përballje ka marrë një episod në minutën e 2’, pra sapo kishte nisur sfida.
Dy burra u futën në fushën e lojës dhe u vetlidhën në fyt në shtyllat e portës së Eintracht Frankfurt. Ata mbanin të veshur bluza që shkruanin: “Stop çmendurisë së karburanteve”. Kjo ngjarje bëri që ndeshja të ndalohej për disa momente, deri kur sigurimi i largo nga fusha këta persona.



