Formula 1

VIDEO/ Një meksikan shkruan historinë në Montecarlo! Frikë për Schumacher, tërbohet Leclerc

Edicioni i 68-të i Çmimit të Madh në Montecarlo dhuroi gjithçka: nga fitorja e parë sezonale për meksikanin Sergio Perez, aksidenti i frikshëm i Mick Schumacher dhe tërbimi i Charles Leclerc me drejtuesit e Ferrarit.

Perez (RedBull) siguroi suksesin e parë sezonal në Monaco në garën e shtatë të kampionatit. Më parë kanë fituar Max Verstappen katër herë dhe Charles Leclerc dy herë.

Një ditë historike për Perez, i cili arriti fitoren e tretë në karrierë në Formula 1 dhe u bë piloti i parë meksikan që ia del të mbyllë i pari Çmimin e Madh të Montecarlos.

Në vend të dytë u rendit Carlos Sainz. Piloti i Ferrarit tentoi deri në fund parakalimin, por Perez, edhe pse me probleme gomash, rezistoi dhe festoi fitoren e tij.

Podi u kompletua nga Max Verstappen. Kampioni në fuqi i RedBull kryeson kampionatin me 125 pikë, duke e dërguar në nëntë pikë diferencën me Leclerc, ndërkohë që Perez është ngjitur në kuotën e 110 pikëve.

Vetëm vendi i katërt për Leclerc, i cili nuk triumfoi dot në shtëpi. 24-vjeçari u nis i pari dhe e kishte në dorë fitoren, por gjithçka u shkatërrua pasi ai u thirr përsëri në boxe për të ndërruar gomat e thata, vetëm tre xhiro pasi ishte future në pit stop.

https://twitter.com/i/status/1530968211297927168

Dobët Lewis Hamilton. Britaniku i Mercedesit nuk shkoi më shumë se vendi i tetë në Çmimin e Madh të Montecarlos.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency