Premier League

VIDEO/ Një seri vendimesh kundër Liverpool, Klopp i kthehet arbitrit: Nuk ke luajtur asnjëherë futboll!

Seria prej gjashtë fitoreve radhazi mori fund ditën e djeshme për Liverpoolin teksa të kuqtë u ndalën në transfertë nga Tottenhami i Antonio Contes. Ndeshja u mbyll në barazim me rezultatin 2-2, mirëpo për teknikun e të kuqve, Jurgen Klopp ky nuk ishte rezultati i drejtë.

Kjo për arsye se gjermani kishte pretendime për një penallti të padhënë ndaj Jotës, ndërsa ndër të tjera, ekipi i tij mbeti edhe me një lojtar më pak pas daljes me karton të kuq të Robertson. Ky i fundit ndërhyri ashpërsisht ndaj Tanganga, mirëpo, i njëjti “metër” nuk u përdor ndaj Kane.

Ndaj, këto vendime të arbitrit Paul Tierney nuk u pritën aspak mirë nga Klopp, i cili në fund të ndeshjes i afrohet kryesorit dhe thekson se nëse ndërhyrja ndaj Jotës nuk ishte penallti, atëherë ai nuk ka luajtur asnjëherë futboll në jetën e tij.

“Sinqerisht, nuk kam asnjë problem me arbitrat, por e kam vetëm me ty. Nëse nuk na i akordon atë penallti, atëherë nuk ke luajtur asnjëherë futboll në jetën tënde”, u shpreh Klopp.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency