VIDEO/ Një talent shpëton Lampard, Maguire fundos Manchester United
Manchester United del pa pikë nga transferta ndaj Evertonit. Skuadra e Frank Lampard triumfoi 1-0 në “Goodison Park”, duke siguruar tre pikë të arta për objektivin mbijetesë.

Markus Rashford kërcënoi për “Djajtë e Kuq” në minutat e para të takimit, por golin e gjetën vendasit. Anthony Gordon gjeti rrjetën në minutën e 27-të.
Gjuajtja e sulmuesit 21-vjeçar u devijua nga Harry Maguire, topi në rrjetë dhe tifozët në festë. Manchester United tentoi barazimin në minutat e mbetura, por rastet e rrezikshme munguan.
Everton u rreshtua mirë në mbrojtje dhe ruajti avantazhin deri në fund, duke u rikthyer te suksesi në Premier League pas dy javësh.

Hap fals për Cristiano Ronaldon me shokë, të cilët regjistruan humbjen e tetë sezonale dhe kualifikimi në Champions League bëhet gjithnjë e më shumë i vështirë.




