Futboll

VIDEO/ Një tifoz në vend të VAR-it, arbitri akordon golin pasi sheh aksionin në celular

Teknologjia VAR ka ndikuar në përmirësimin e shumë vendimeve të gabuara, edhe pse polemikat nuk mbarojnë kurrë në futboll, kjo edhe falë interpretimeve të ndryshme në situata të caktuara.

Një rast i rrallë dhe i padëgjuar më parë është regjistruar në ligat inferiore të futbollit serb. Një gol i shënuar është anuluar nga arbitri me pretendimin se erdhi nga një pozicion i parregullt.

Ndërkohë, një tifoz kishte filmuar gjithçka me celularin e tij. Arbitri u afrua drejt tribunës dhe përdori telefonin e tifozët si VAR. Pasi pa me kujdes aksionin dhe golin, ai vendosi të korrigjonte vendimin e parë, dhe e akordoi golin.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency