Featured

VIDEO/ Njëri gol më i bukur se tjetri, Mirlind Daku pa rivalë në Slloveni

Mirlind Daku ndodhet në formë fantastike. Sulmuesi dardan ishte protagonist absolut në fitoren 3-0 të Murës përballë Radomlje në kampionatin slloven të futbollit. 24-vjeçari nga Gjilani, autor i pesë ndeshjeve me përfaqësuesen e Kosovës, tundi rrjetën kundërshtare falë dy realizimeve shumë të bukura.

Në fillim zhbllokoi rezultatin në minutën e tretë, moment ku tregoi gjithë aftësitë e tij si bomber, ndërkohë që 16 minuta përpara fundit vulosi triumfin me “tris” të Murës. Daku kreu një driblim të bukur në zonën kundërshtare, mposhti për të dytën herë portierin e Radomlje dhe nisi festën me shokët e ekipit.

 

Ish-sulmuesi i Kukësit në Superiore, është ngjitur në kuotën e 10 golave në kampionat, duke kryesuar i vetëm renditjen e golashënuesve me tre gola më shumë Kotnik (Koper). Sulmuesi potent shpreson të marrë sërish një ftesë nga Kosova.

Në një prononcim për emisionin “Koha Shtesë” në SuperSport më 2 tetor, Daku deklaroi: “Nuk më ka kontaktuar askush nga FFK (Federata e Futbollit të Kosovës), përkundër formës të mirë. Nuk jam shumë i zhgënjyer, vetëm sa më rritet edhe më shumë motivi për të punuar dhe luajtur mirë.

 

Në grumbullimet e radhës unë pres ftesë nga Kosova, dhe nëse nuk më ftojnë, unë gjithmonë do të jem tifoz i tyre. Nuk mundem ta detyroj askënd të më ftojë, dhe nuk do të luaj për asnjë shtet tjetër përveç Kosovës, andaj pres në çdo moment ftesën nga Kosova”, deklaroi goleadori dardan.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency