VIDEO/ Nkunku godet në fund, Leipzig mban hapin e rivalëve
Leipzig mban ritmin e Freiburg dhe Hoffenheim në Bundesliga. Nënkampionët e Gjermanisë fituan 0-1 në fushën e Bochum dhe rikthehen në vend të katërt.
A late goal from @C_Nk97 helps @RBLeipzig_EN climb back into the #Bundesliga top four! 🐂#BOCRBL 0-1 pic.twitter.com/EFMbpC7yIs
— Bundesliga English (@Bundesliga_EN) February 27, 2022
Christopher Nkunku erdhi nga stoli dhe në minutën e 82-të finalizoi një aksion të ekipit Leipzigut të nisur nga mbrojtja, duke gjetur golin e 15-të në kampionat.
Një fitore e vuajtur por shumë e rëndësishme e djemve të Domenico Tedescos, të cilët kanë si objektiv kualifikimin në Champions League për sezonin e ardhshëm.
Leipzig vazhdon të mos njohë humbje në përballjet me Bochum dhe numëron 40 pikë pas javës së 24-t, po aq sa Freiburg dhe Hoffenheim.
Quiz/ Sa mirë e njihni Ligue 1?



