Bundesliga

VIDEO/ Nkunku “tallet” keq me mbrojtjen e Dortmund, shtylla i mohon golin e fundjavës

Christopher Nkunku ishte njeriu i ndeshjes Leizpig-Dortmund, që u fitua nga skuadra vendase me rezultatin 2-1. Sulmuesi francez shënoi golin e parë dhe dhuroi asistin e golit të dytë, teksa në minutën e 62-të ishte afër realizimit të një kryevepre.

23-vjeçari kreu dy driblime “dehëse”, bëri çfarë deshi në zonën kundërshtare, por goditja e tij u ndal në shtyllë. Mëkat i madh, pasi do të ishte realisht një gol i jashtëzakonshëm nëse topi do ndalej në rrjetë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency