Featured

VIDEO/ Nuk bën efekt as kura Ten Hag, United thyhet në “Old Trafford”

Manchester United e fillon me humbje në “Old Trafford” sezonin e ri në Premier League. Debutim i hidhur në stolin e “Djajve të Kuq” për Erik Ten Hag, djemtë e të cilit u mposhtën 1-2 nga Brighton.

Holandezi e uli në stol Cristiano Ronaldon, teksa pjesa e parë ishte skandaloze për vendasit. Miqtë luajtën fort, bukur dhe realizuan dy herë në fraksionin e parë të takimit me anë të gjermanit Pascal Gross (30’, 39’).

United reagoi në pjesën e dytë, në fushë u hodh edhe CR7, ndërkohë që një autogol i argjentinasit Alexis Mac Allister (68’) ndezi shpresat e vendasve dhe tifozëve.

Gjithsesi, Brighton u mbrojt mirë dhe siguroi një sukses fantastik, ndërkohë që lojtarët e United, të cilët zhgënjyen mbështetësit e tyre, kanë shumë probleme për të zgjidhur dhe gjëra për të përmirësuar.

Barazim spektakolar në Leicester City-Brentford (2-2), përballja tjetër e transmetuar në SuperSport. “Dhelprat” e mbyllën pjesën e parë në avantazh falë golit të Timothy Castagne (33’).

Vendasit realizuan edhe golin e dytë sapo nisi fraksioni i dytë i takimit me anë të Kiernan Dewsbury-Hall (46’). Brentford (Thomas Strakosha në stol) gjetën forca dhe siguruan një pikë pozitive falë rrjetave të Ivan Toney (62’) dhe Josh Dasilva (86’).

Dueli që mbyll javën e parë të sezonit 2022/2023 në Premier League, është ai mes West Ham dhe Manchester City. Ndeshja fillon në orën 17:30 dhe do transmetohet në SuperSport 2.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency