Angli

VIDEO/ Nuk e ka një gisht, lojtari i Newcastle e humbi kur ishte vetëm 13 vjeç

Dan Burn vendosi duart në kokë, pas golit të Kai Havertz në minutën 89’, që i dha Chelseas fitoren ndaj Newcastle ditën e dielë dhe ai moment i ka habitur të gjithë.

Tifozët mbetën të shtangur kur panë se Burn nuk e kishte njërin prej gishtave. Pas golit të vetëm të atij takimi, që i dha “bluve” të Londrës fitoren në fund të ndeshjes, Burn vendosi duart në kokë e më pas në fytyrë, duke bërë që mungesa e gishtit të shikohej nga të gjithë.

Sipas raportimeve të mediave britanike, mbrojtësi thuhet se e ka humbur gishtin në moshën 13-vjeçare, ndërsa po ngjitej në një gardh. Burn theksohet se mbante një unazë në gisht dhe kur ajo i ngeci në një gozhdë në gardh, iu këput i gjithë gishti.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency